Një hero i vërtetë. Peshkatari turk që po kapte peshq afër brigjeve të Kushadasit, ka parë papritmas disa refugjatë mbi detin e hapur duke udhëtuar me shpejtësi për t’ju ndihmuar. Ai ka arritur të shpëtojë disa nga refugjatët, mes tyre edhe një foshnjë 18 muajshe që ishte në zgrip të vdekjes. “Pash një fëmijë mbi det, mendova se kishte vdekur, por fatmirësisht pas dhënies së ndihmës së shpejtë mori veten, “ tha peshkatari Recep Evran. Foshnja i njohur me emrin Muhamed Hassan, duket të jetë më me fat se bashkëmoshatari i tij Aylan Kurdi, 2, që vdiq tragjikisht në brigjet e detit turk. Nga fatkeqësia e anijes së Muhamed Hassanit, 16 refugjatë tjerë raportohen të zhdukur dhe dy të tjerë të vdekur.