Pas arritjes së kualifikimit në Euro 2016, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha dha një premtim se do të qethej tullac.
Në ndeshjen e djeshme të Luzernës me Vaduz, Basha nuk është aktivizuar për asnjë minutë, por në momentin e nxehjes janë vënë re flokët e tij të qethura, duke përmbushur kështu premtimin që kishte dhënë më herët.
Basha të njëjtën gjë kishte kërkuar edhe nga portieri Etrit Berisha, por siç duket prishtinasi ka refuzuar një gjë të tillë.